Lihen në burg të dyshuarit për tritolin në zyrën e noteres, njëri ndryshon dëshminë
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Real Zefin dhe Korrado Katanan, të akuzuar si persona të cilët kanë vendosur lëndë plasëse në zyrën e noteres Esmeralda Dautit. Nga verifikimi i pamjeve filmike të Prokurorisë së Tiranës është fiksuar një motorr “T Max” dhe lëvizjet e tij nga zona e ish-Bllokut deri në zonën e Farkës, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pas vendosjes së eksplozivit. Katana ka implikuar gjatë dëshmisë së parë edhe shtetasin Real Zefi si bashkëpunëtor. Ndërkohë në seancën e kësaj të enjte, ai ka mohuar dëshminë e dhënë në Prokurori, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Korrado Katan: “Nuk kam lidhje me ngjarjen, as të kemi marrëdhënie të tillë me Real Zefin. Deklaratat i kam bërë nën presion dhe pa praninë e avokatit”.
Ndërkohë Real Zefi përmes avokatit pranoi ligjshmërinë e ndalimit por jo vijimin e masës.
“Nuk mund të ketë një masë shtrënguese kaq të rëndë vetëm mbi thëniet e një personi, për më tepër kur ky shtetas ka ndryshuar qëndrim. Nuk provohet përfshirja në ngjarje dhe nuk është i arsyeshëm qëndrimi në burg. Kërkoj lirimin kjo edhe për shkak të rrethanave familjare. Ka një fëmijë të mitur vetëm 2-vjeç me probleme shëndetësore si dhe bashkëshorten po me probleme shëndetësore që kanë nevojë për përkujdes”.
Sipas organit të akuzës, personat e mësipërm dyshohet se janë paguar për të kryer veprimin, por nuk arrin dot deri në këtë fazë të provojë se nga kush apo në cilat rrethana. Përveç Katanas dhe Zefit, në pranga ka përfunduar edhe shtetasi Eno Flamuraj, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë. Masa ndaj Flamurajt do të caktohet veçmas për shkak të veprës penale të mbështetjes së autorëve në krim. Sipas policisë, 36-vjeçari përfshihet në ngjarje pasi Zefi e Katana kanë përdorur motorrin e tij për të lëvizur deri në zonën e Farkës, ndërsa nga aty, pasi e kanë hedhur mjetin në liqen, janë larguar me makinën tip “Audi” të Korrado Katanas. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 30.01.2024, në rrugën “Perlat Rexhepi”. Të njëjtët shtetas janë të dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të ngjashme e ndodhur më 5 tetor të vitit të kaluar në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive, ngjarje po ashtu e dyshuar se ka ndodhur përkundrejt pagesës.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë