Lihet në burg inspektori i IMT-së Tiranë, çfarë deklaroi Gerald Fuçia para gjykatës
Inspektori i IMT-së së Tiranës, Gerald Fuçia, është lënë në burg me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK për korrupsion në lidhje me një tendë të vendosur pa leje në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Gjyqtarja Etleva Deda pranoi kërkesën e prokurorit të SPAK, Sotir Kllapi, dhe caktoi ndaj Fuçias masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në seancën me dyer të mbyllura, inspektori Fuçia mohoi çdo përfshirje në ngjarje, duke deklaruar:
“Nuk e njoh fare qytetarin, as e kam kontaktuar, as takuar, as nuk di gjë për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë histori. E ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapësirave publike.”
Avokatja e tij Xhoi Nela kërkoi një masë më të butë sigurie, deri në qartësimin e plotë të rrethanave.
Ndërkohë, për të njëjtën çështje, është vetëdorëzuar në polici edhe inspektori tjetër i IMT-së, Klajdi Zhilla, i cili ishte shpallur në kërkim.
Ai u paraqit mbrëmë në ambientet e Policisë së Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij.
Zhilla dyshohet për korrupsion pasiv dhe, në deklarimin paraprak, ka pretenduar se nuk ishte në dijeni se ishte në kërkim, duke shtuar se këtë e kishte mësuar vetëm nga mediat.
Sipas burimeve zyrtare, hetimet për këtë rast nisën nga Policia e Tiranës dhe më pas u referuan pranë SPAK.
Denoncimi është bërë nga një qytetar, pronar lokali, i cili ka kallëzuar se dy inspektorët i kishin kërkuar 1,000 euro ryshfet për një tendë të vendosur pa leje.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit