Një mijë euro për një tendë/ Dorëzohet inspektori i IMT-së, kolegu del para gjykatës
Inspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Klajdi Zhilla, i shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të përbashkët të Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë së Posaçme, është vetëdorëzuar mbrëmjen e së premtes në ambientet e Policisë së Tiranës.
Zhilla u paraqit i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Gjatë dëshmisë paraprake, ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se ishte shpallur në kërkim dhe se këtë informacion e kishte marrë nga mediat.
Ndërkohë, këtë të shtunë në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj inspektorit tjetër të IMT-së, Geraldo Fuçia, i cili u arrestua më herët në kuadër të së njëjtës çështje.
Sipas burimeve zyrtare, hetimet për këtë rast nisën nga Policia e Tiranës dhe më pas u referuan pranë SPAK, pasi një qytetar, pronar i një lokali, ka kallëzuar inspektorët duke i akuzuar se i kishin kërkuar 1,000 euro ryshfet për një tendë të vendosur pa leje.
Njoftimi i policisë
“Në vijim të operacionit policor të koduar “Hapësira publike”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare bënë ndalimin e shtetasit K. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë, i cili u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Hapësira publike”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit