Lihet në fuqi pezullimi nga detyra për kreun e Prokurimeve Publike

28 Korrik 2025 | 13:42

Gjykata e Apelit e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, duke e mbajtur të pezulluar nga detyra dhe nën masën “detyrim paraqitje”. Vendimi u dha nga gjyqtarja Igerta Hysi.

Hetimet ndaj Myzyrit lidhen me një tender të Autoritetit Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen me performancë të aksit rrugor Rrëshen – Shpal – Qafë Bene – Hadroj – Ura e Repsit, me numër reference REF-65268-07-13-2020 dhe fond limit 219.8 milion lekë (pa TVSH), i shpallur më 18 shtator 2020.

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Komisioni i Prokurimeve Publike, nën drejtimin e Myzyrit, dyshohet se ka favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë në mënyrë të qëllimshme, ndonëse këta të fundit kishin përdorur dokumentacion të falsifikuar. Sipas dosjes hetimore, komisioni ka shpërfillur vetëdijshëm paligjshmëritë në dokumentacion, duke cenuar rëndë parimet e barazisë në tendera dhe të konkurrencës së ndershme.

Përveç Myzyrit, janë marrë të pandehur edhe 10 zyrtarë të tjerë në lidhje me këtë çështje. Hetimet e SPAK vijojnë për të dokumentuar të gjitha hallkat e përfshira në procedurat që dyshohet se janë zhvilluar në kundërshtim me ligjin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026