Linda Rama në Londër: Po rizbulojmë vendin tonë në historinë globale

21 Tetor 2025 | 21:00

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama gjatë fjalës së saj në darkën për të ftuarit e formimit ndërkombëtarë të sigurisë dhe politikave globale u shpreh se globalizmi ka afruar njerëzit dhe ka krijuar mundësi të reja bashkëpunim. Ajo foli lidhur me eksperiencën e saj të parë kur është larguar nga Shqipëria në periudhën e komunizmit.

”Isha 28- vjeç kur kalova kufirin dhe u largova nga vendi im i vogël, ishte hera e parë që mbajta karmonedhën e parë të dollarit amerikan dhe bëra këmbimin e parë me këtë monedhë.

Në atë moment bota e lirë po ndiqte ëndrrën e saj të madhe që ishte globalizmi, pa mure ka kufi. Ndërkohë që ne arratiseshim nga komunizmi, ju ëndërronit fshatin global. Askush prej nesh nuk e dinte se çfarë e priste.

Për dikë që ka jetuar në një vend që ka prodhuar më shumë histori sa mund të tretë. Sot di, më shumë të gjithë ne dimë më shumë edhe pse nuk do të kthehesha kurrë pas. Ne i dimë avantazhet globalizmit që i ka lidhur njerëzit në mënyra të paimagjinueshme. Muzika, filmi dhe arti sot udhëtojnë të lirë, ndërsa na kanë bërë që të njohim njëri-tjetrin më mirë”, tha ajo.

Linda Rama shtoi se sot komunikimi është më i shpejt. Sipas saj Shqipëria po rizbulon vendin e saj në historinë globale. Teksa citoi Tony Blair, ajo theksoi se globalizmi është një realitet teksa mori shembullin e çantës së shkollës që nga fletoret sot mbushen edhe me iPad.

”Ende nuk kemi mësuar si të jetojmë dhe sillemi globalisht në këto rrethana të reja. Nuk mund të dinim si dhe ne nuk dimë mjaftueshëm. Përpiqemi të menaxhojmë një botë tejet komplekse dhe dinamike me praktika, bindje dhe krisma të së shkuarës, në vend që ta kuptojmë e përshtatemi me të.

Apo jetojmë ende në botën e globalizimit? Po, po jetojmë, sepse, siç thotë Tony Blair, globalizmi është një realitet. A ju kujtohet si në brezin tonë, çantat e shkollës i mbanim në dorë?

Sot asnjë fëmijë nuk e mban në dorë çantën, e mbajnë të gjithë në shpinë, e në fakt për shkak se edhe gjatë viteve çantat u bënë më të mëdha e të rënda, saqë asnjë fëmijë nuk mund t’i mbante.

Ata shkojnë çdo ditë në shkollë të përkulur nën këtë peshë, sepse në atë çantë qëndron fletorja, por edhe iPad-i. Kjo është çanta e globalizimit mbi shpinën e Zahos, djalit tim 11 vjeçar, me shumë mundësi për të mësuar, por hera-herës kaotike”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026