Lindita Nikolla thotë se ishte surprizë emërimi si kryetare e Kuvendit
Lindita Nikolla, e sapozgjedhur si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë është shprehur për Euronews Albania se vendosja në këtë post ishte një surprizë për të.
Ajo theksoi se nuk kishte asnjë informacion se do të drejtonte Kuvendin e ardhshëm.
“Përkthehet në një përgjegjësi maksimale për ta përmbushur këtë besim. Le të presim të gjitha procedurat për folur më gjatë për detyrën. Jo, ishte një surprizë nuk kisha asnjë informacion”, u shpreh znj.Nikolla nga Asambleja e PS-së.
Lindita Nikolla ka mbajtur më herët postimin e ministres së Arsimit.
Ndërkohë me detyrën e re, ajo po zëvendëson Gramoz Ruçin.
Ky i fundit, gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste të mbajtur më 12 qershor, bëri me dije vendimin për t’u tërhequr nga politika. Por, sot ai ishte i pranishëm në Asamblenë e PS-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut