Linja e Sanatoriumit disa ditë pa urbanë, qytetarët detyrohen të ecin në këmbë

17 Mars 2022 | 08:26

Që nga momenti i marrjes së vendimit për përgjysmimin e flotës urbane, qytetarët që përdorin linjën e autobusëve të Sanatoriumit janë detyruar të ecnin në këmbë, pasi kjo linjë nuk ka funksionuar.

“Deri dje nuk ka pasur autobusë, arsyeja është çmimi i naftës, kemi ecur në këmbë”, u shpreh një qytetar.

Kjo ka shkaktuar probleme dhe vonesa për qytetarët, pasi ata nuk ishin lajmëruar më parë.

Ata janë detyruar që të marrin linja të tjera, për të shkuar deri në gjysmën e rrugës e më pas, pjesën tjetër ta vazhdonin në këmbë.

“Ditë të tjera nuk ka pasur fare, për 5 ditë me radhë. E bënim rrugën në këmbë. Më përpara ka qenë çdo një orë”, tha një qytetar.

Prej ditës së djeshme, kjo linje ka filluar te funksionoje por me një  numër shumë të kufizuar mjetesh. Gjatë vëzhgimit na rezultoi se duhet të presësh 1 orë e gjysmë në stacion derisa të vijë urbani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026