“Liridona ishte pronare e kafenesë, jo punonjëse”-gazetari Dushi nga Suedia
Gazetari Ervin Dushi tha në “Good Morning Albanians”, se Liridona Ademaj e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, ishte pronare e kafenesë Lejla Cafe dhe jo punonjëse e saj.
Sipas tij çifti ka bërë disa manovra financiare me bizneset e tyre, në fillim kjo kafene ka qenë në pronësi të Naim Murselit, bashkëshortit të Liridonës, i cili tashmë është në burg i dyshuar si porositës i vrasjes së saj, ndërsa më pas kafeneja është riblerë nga çifti, por këtë herë në emër të Liridonës.
“Janë bërë disa manovra financiare, është shitur biznesi është blerë sërish, është hequr nga pronësia, pastaj është rimarr, kjo do të hapë mbase edhe një hetim për pastrim parash dhe evazion fiskal”,-tha gazetari.
Duke treguar dokumentet Dushi shpjegon:
“Kjo është firma e pastrimit që ka pasur Liridona bashkë me një person tjetër, në dokument duket se kush janë drejtuesit, Albert Jashari dhe Liridona Murseli.
“Biznesi “Diar dhe Diona B.”, është një tjetër biznes aktiv, që është si nënfirmë e të parës. Janë dy biznese që kanë dalë me humbje. Lejlas Cafe, biznesi nën pronësi të Liridona Murselit, ka të ardhura të mjaftueshme. Në këtë biznes, me letra në fillim e ka pasur Naimi, ai e ka shitur dhe është rimarrë nga Liridona”,-u shpreh gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit