Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar këtë të mërkurë në emisionin Barometri në Euronews Albania, tha se vendimi i gjykatës për lirimin e Berishës nuk ka qenë diçka e pritshme.
“Në disa dalje publike kam shprehur një dozë skepticizmi, kjo nisur nga mënyra politike e sjelljes së SPAK edhe pse situata juridike ishte e qartë dhe e pastër. Dhe së dyti Berisha ishte në mbrojtje të Kushtetutës me veprimin e tij dhe masa ishte tërësisht në shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës”.
Boçi u shpreh se Berishën e lejonte të ishte i lirë statusi i deputetit.
“Statusi i deputetit e lejonte Sali Berishën të ishte i lirë, aq më tepër si drejtues i opozitës. Ka disa faktorë që lidhen me vendimin e dhënë dhe mendoj që rezultati ishte pasojë e qëndresës së vetë Berishës. Gjithashtu ishte trysnia që krijoi aksioni politik i PD nëpërmjet mosbindjes civile.
Sipas tij, në gjithë këtë vendim, ndikim kanë pasur dhe zgjedhjet e SHBA-së.
“Ndryshimi i atmosferës se qasjes së ndërkombëtarëve ndaj pozicionit të Berishës është një faktor shtesë në dhënien e vendimit. Zgjedhjet në SHBA kanë ndikuar dhe kanë dhënë pasojën e tyre reflektive në realitetin shqiptar”, tha Luan Boçi.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:43 Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni
- 09:20 Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
- 09:14 Protestuesi i vë flakën vetes jashtë selisë së OKB-së në Nju Jork