“Lista e zezë” për udhëtimet në BE, Ballkani mbetet sërish jashtë
Këshilli ka përditësuar listën e vendeve ndaj të cilave mund të fillohet të hiqen sanksionet për sa i përket udhëtimeve.
Sipas këtij rekomandimi, vendet e anëtare mund të fillojnë të heqin kufizimet si dhe të hapin kufijtë për banorët e këtyre shteteve:
- Australia
- Japonia
- Zelanda e Re
- Ruanda
- Singapori
- Koreja e Jugut
- Tailanda
- Kina, në bazë të konfirmimit të reciprocitetit
Kriteret mbi të cilat vendoset nëse duhen hequr kufizimet e udhëtimeve për vendet jashtë BE janë: situata epidemiologjike dhe masat e ndërmarra duke përfshirë rregullat për distancimin fizik, si dhe gjendja ekonomike e sociale.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbetur sërish jashtë kësaj liste për shkak të shifrave të larta që janë regjistruar gjatë muajve të fundit.
Në Shqipëri u raportuan 787 raste të reja gjatë ditës së sotme, ndërsa Maqedonia e Veriut 654 raste.
Mali i Zi regjistroi 432 raste të reja dhe 74 viktima gjatë 24 orëve të fundit.
Po ashtu dhe Serbia ka shënuar shifra rekord gjatë muajve të fundit, ndërsa ditën e sotme 5,129 qytetarë rezultuan pozitiv për COVID-19, ndërsa numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar 2,529.
Lexoni gjithashtu
- COVID-19 në Evropë, ashpërsohen masat në prag festash, nga sot Gjermania në izolim
- Rikthehet izolimi në Evropë, Holanda mbyllet për pesë javë, shtohen masat kufizuese në Britani e Gjermani
- Agjencitë europiane sugjerojnë heqjen e karantinës për udhëtimet deri në 72 orë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut