Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme
24 Shkurt 2022 |
14:00
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend të enjten, raporton Reuters.
Ky veprim vjen pas pushtimit që po i bën Ukrainës Rusia.
Gitanas Nausėda tha se planifikon të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e Lituanisë, si përgjigje ndaj “shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi“.
Ndërkohë Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë – shtet që kufizohet me Rusinë – tha për BBC News “ne do ta ndihmojmë Ukrainën me të gjitha mjetet e mundshme”, duke përfshirë mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.
Ajo i këshilloi qytetarët estonezë të qëndrojnë të qetë, pasi “aktualisht nuk ka asnjë kërcënim në kufijtë e Estonisë.”
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 21:59 Nis marshimi i qytetarëve, po shkojnë drejt komisariatit nr. 3 ku po mbahen protestuesit e arrestuar
- 21:50 Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani
- 21:41 Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 21:33 Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
- 21:32 Ish-lojtari olimpik amerikan akuzohet për dëmtim të Pishinës Reflektuese
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”