Rama: Shkollat s’konsiderohen vatër infeksioni, do vijojnë të hapura
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi dolën në konferencë për shtyp, ku përsëritën vendimin për qëndrimin hapur të shkollave.
Kryeministri Rama theksoi se masat kundër përhapjes së infeksionit të COVID-19 nuk ndërmerren si nismë personale apo qeveritare, por pas udhëzimit të ekspertëve.
Kryeministri këmbënguli teksa tha se shkollat nuk do të mbyllen pasi nuk ka asnjë të dhënë që fëmijët dhe adoleshentët të jenë grupe të rrezikuara sikurse grupmoshat e tjera të popullatës. Rama shtoi se pavarësisht këtij fakti shkollat kanë qenë nën vëmendjen e autoriteteve për të garantuar sigurinë shëndetësore.
“Vendimi për të hapur shkollat nuk ishte i lehtë, por ai u shoqërua me diskutime dhe konsultime me ekspertë të huaj dhe shqiptarë, u zhvillua gjithashtu një sondazh me 120 mësues nxënës dhe prindër, nga të cilët 86% ishin pro hapjes së shkollave ndërsa u bë një analizë e imtësishme e situatës dhe kapaciteteve çka nxori si përfundim rihapjen e shkollave me disa skenarë,” – u shpreh ministrja Kushi duke siguruar se për të garantuar vijueshmërinë e procesit është vepruar me një listë mësuesish në pritje për të zëvendësuar rastet ku ka pasur infektime mes mësuesve.
“Në Tiranë ka 37 objekte arsimore, 30 të reja dhe 7 për rindërtim. Në Durrës 30 shkolla të tjera – 23 të reja, 7 për rindërtim. Në Krujë 18 shkolla të tjera, në Kamëz 21, në Kavajë 12, në Kurbin 10, në Shijak janë 6 shkolla të gjitha të reja, në Lezhë 6 gjithashtu, në Rrogozhinë po 6, në Vorë 7 shkolla nga e para, në Mirëditë janë dy objekte të tjera,” – tregoi më tej kryeministri shpërndarjen e kantiereve të ndërtimit të shkollave në zonat e prekura nga tërmeti.
Ministrja Kushi rreshtoi me vlerësime një sërë arritjesh në arsim ndërsa shtoi se për vitin 2021 mësuesit do të përfitojnë rritje me 15% të pagës, një rritje, që sikurse u shpreh ajo “është në vijim të rritjeve të tjera të vitit 2019 dhe 2017”.
Ajo u ndal të krahasonte shifrat e pagave të vitit 2013 (46,137 lekë) dhe të vitit 2020 (57,451 lekë).
Kushi përmendi si arritje shtimin e përfituesve të teksteve falas nga 112,400 në vitin 2013 në 250 mijë vitin aktual shkollor. Shifra të tjera që ajo përmendi ishte numri i mësuesve, ndihmës-mësuesve dhe punonjësve social në shkolla.
Ministrja tha se në tre qarqe të vendit, si Tiranë, Durrës dhe Lezhë pritet të rindërtohen 155 shkolla sipas programit të rindërtimit nga dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ajo u shpreh se deri më 26 nëntor pritet të përfundojnë 12 shkolla dhe deri në muajin dhjetor parashikohen si total 28 shkolla të jenë të përfunduara.
Kushi kujtoi paktin për Universitetin, i marrë përsipër nga qeveria pas protestave të studentëve për investime, kushte më të mira, vlerësim më të drejtë dhe praktika punësimi. Ajo u shpreh se pavarësisht situatës që po kalon vendi, qeveria do ta vijojë angazhimin për respektimin e “paktit”.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme