Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Kandidati jashtë PD për të bashkuar opozitën
Këtë të shtunë, Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbledhur në selinë e demokratëve kryesinë e partisë në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të 9 Nëntorit.
Berisha e ka nisur fjalën e tij duke kritikuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit të cilin e quajti anti-kushtetues.
“Akti i Begajt si dekret është anti-kushtetues. Jemi në narko-shtet dhe regjim autoritarist. Të gjitha pushtetet janë në dorën e një njëriu.”-tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Beteja do të zhvillohet në 6 bashki, përfshirë dhe Tiranën, ku arena e betejës ka vëmendjen më të madhe. Berisha dhe partia e tij ende nuk kanë zyrtarizuar emrat për asnjë bashki, edhe pse ka caktuar një grup prej tre përfaqësuesish për bisedime me partitë opozitare, nga të cilat është përjashtuar vetëm Lëvizja Bashkë, e cila të premten e kësaj jave ka zyrtarizuar sërish Arlind Qorin si kandidat.
Kryesia u zhvillua në kuadrin për të folur mbi nisjen e garës dhe figurat politike.
Berisha ka folur dhe për diskutimin që është hapur në opinionin publik, ku përflitet se Partia Demokratike sipas tij nuk ka kandidat. Berisha e mohoi këtë opinion duke thënë se demokratët kanë mundësi dhe figura për të ofruar një alternativë, por sipas tij po bëhën përpjekje për të bashkuar opozitën për maksimizimin e votës.
“Adriana Kalaja, Klevis Balliu dhe Edi Paloka shumë herë më të mirë nga Manastirliu. Qindra militantë do donin të kishin kandidat ndonjërin prej jush, disa të tjerë do duhet të kenë një jashtë nesh. Jo me qëllim negativ, por për shanse më të mëdha. Kjo mbledhje kryesie, e njëherë e them, janë bërë diskutime për modelin që duhet dhe që do të bashkonte më shumë spektrin opozitar të Tiranës.”-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA