Nis protesta për luftëtarët e UÇK në Shkup, mbushet plot sheshi “Skënderbeu”

13 Dhjetor 2025 | 13:11

Protestues të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup për tubimin që do të mbahet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Qytetarët shihen duke mbajtur në duar simbole kombëtare ndërsa në sfond dëgjohet muzikë patriotike.

Protesta e organizuar nisi në orën 13:00. Ky tubim është përkrahur edhe nga figura politike, përfshirë edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Kjo është protesta e tretë pas asaj në Prishtinë dhe Tiranë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati ka bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore dhe nuk duhet të shqetësohen qytetarët e Shkupit, pas deklaratës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, i cili tha se nuk e mbështet protestën.

Sipas tij, mbi 10 mijë qytetarët do të protestojnë sot në Shkup për lirimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë. Gucati në një intervistë për KosovaPress, ka bërë të ditur se Shkupi është destinacioni i fundit i protestave.

“Destinacioni i fundit është Shkupi i shqiptarëve. Ne sot presim një numër të madh të shqiptarëve që jetojnë në trojet tona, kemi bërë thirrje që të vinë dhe për momentin kufiri është shumë i lirë dhe nuk ka problem fare.

Shqiptarët protestojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk kanë ardhur të destabilizojnë vendin, këtë breng ia heqi se shqiptarët do të protestojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk ka pasur nevojë për panik.

Kam thirrur në kufi, kam pyetur, policët janë shqiptarë, në kufi nuk do të ketë lista të veteranëve që do t’i kontrollojnë. Ata që e ndiejnë vetën jo të sigurt ju them mos ejani. Në bazë të informacioneve jo zyrtare, flitet që mbi 10 mijë persona do të jenë, edhe liderë të partive”, tha Gucati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026