Pjesëmarrje e ulët në protestën për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë
Qytetarët në kryeqytet janë mbledhur sërish këtë të hënë në një protestë për vrasjen e 7-vjeçares Avida në plazhin e Himarës, pasi u përplas nga skafi që drejtohej nga ish-efektivi Arjan Tase.
Ndryshe nga protesta e disa ditëve më parë, numri i pjesëmarrësve ishte relativisht i ulët.
Duke thirrur drejtësi për Jonadën të pranishmit kanë thënë se ultimatumi i dhënë kryeministrit ka mbaruar dhe tani kërkojnë shkarkimin e ministrave sipas tyre përgjegjës, Çuçi dhe Kumbaro.
“Kumbaro, si ministre e turizmit duhet të japë dorëheqjen pasi dështoi me turizmin. Vratë një 7-vjeçare që kishte ardhur të kalonte pushimet në atdhe”, tha një nga drejtueset e protestës.
Protestuesit e nisën marshimin në zonën e pedonales dhe u ndalën para Ministrisë së Brendshme ku kërkuan shkarkimin e ministrit Çuçi dhe drejtorit Gledis Nano.
Më 2 gusht, ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Avdia, teksa kryente manovra të rrezikshme me skaf në plazhin e Potamit në Himarë.
Ai ishte efektiv policie dhe u përjashtua nga rradhët e policisë nga Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin Arjan Tase.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pjesëmarrje e zbehtë në protestë, Goxhaj: Kërkojmë të mbahet përgjegjësi
- Arjan Tase priste të ngrihej në detyrë, thotë ish-deputeti
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania