Nis punën linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, Rama: Ky është Shengeni rajonal
Operatorët e transmetimit të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës vunë në punë mesnatën e së dielës linjën e përbashkët të transmetimit, njohur ndryshe si linja e interkonjeksionit prej 400 KV duke i hapur kështu rrugë unifikimit të energjetikës mes dy vendeve.
Lajmi u bë me dije përmes një konference për shtyp të organizuar nga qeveria shqiptare, ku Kryeministri Edi Rama e cilësoi si hap domethënës për dy vendet dhe tregues kryesor se si “funksionon Shengeni Ballkanik”.
“Ky është Shengeni rajonal, kështu zgjidhen problemet e vështirësive të mëdha, kjo është qasja jonë e së ardhmes. Shengeni rajonal s’është dorëzim i asnjë sovraniteti, por fuqizim i tij, ky projekt historik, siç nënvizonte edhe paraardhësi im [Sali Berisha] është pikërisht vënie në shfrytëzim i kapaciteteve të sovrianitetit të dy vendeve duke i vënë në punë të projekteve largpamëse për zgjidhje,” – tha Rama, – “kjo i jep mundësinë për krijimin e një tregu rajonal, që në të ardhmen e afërt do të jetë edhe pjesë e tregut evropian. Ky s’është fundi, por vetëm vazhdimi, sepse fundi është Evropa”.
Në Shqipëri 97% e energjisë prodhohet nga hidrocentralet, ndërkohë që në Kosovë po kaq prodhohet nga termocentralet.
Tashmë me linjën e përbashkët të transmetimit do të mundësohet që dy vendet të shkëmbejnë energji elektrike sipas nevojës, të tregtojnë me vendet e tjera nëse do të jetë nevoja dhe të ulin humbjet në rrjet.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se bursa e energjisë, interkonjeksioni dhe salla e përbashkët e kontrollit vendos bazat e një unifikimi të energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës duke hedhur mundësinë për uljen e kostove të transmetimit, shtimin e burimeve energjetike për konsumatorët dhe më shumë siguri për furnizim.
“Sot jemi reciprokisht më të fuqishëm nga pikëpamja e kapaciteteve, dhe duke qenë se kemi kaq nivel të lartë të prodhimit të energjisë së pastër, e cila në Evropë përdoret për të ekuilibruar kuotat e karbonit, hapet perspektiva që përmes kësaj linje të mund të eksportojmë,” – u shpreh Rama duke shtuar se tashmë të dyja vendet nuk do të varen më nga moti apo niveli i ndotjes nga termocentralet.
“Për herë të parë, ndryshe nga vitet e shkuara, do të kemi të mundshëm menaxhimin e tepricave apo dhe mangësive që mund të shkaktojnë vitet e ndryshme të motit,” – shtoi më tej Rama.
Projekti i interkonjeksionit qe ideuar që rreth dhjetë vite më parë. Problemet me financimin dhe kryesisht me mos-përfshirjen e Kosovës në organizatat rajonale të energjetikës e pamundësuan realizimin.
Linja ka gjatësi prej rreth 240 kilometrash dhe shtrihet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit, më konkretisht nga Komani drejt rrjetit të energjisë së Kosovës.
Paralelisht me këtë projekt, qeveria synon që të rrisë prodhimin e energjisë me projektet e hidrocentraleve si ai i Skavicës, apo centralet fotovoltaike dhe të kthehet në një vend prodhues dhe eksportues i energjisë për rajonin.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni