LIVE-Protesta e opozitës, Kryeministria në flakë, protestuesit hedhin molotovë drejt godinës

24 Janar 2026 | 17:08

Partia Demokratike zhvillon sot një protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe krijimin e një ekzekutivi teknike, si dhe organizimin e zgjedhjeve të lira, pas pretendimeve për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë janë angazhuar 1,350 efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa godina e Kryeministrisë është e mbrojtur me masa metalike për të parandaluar trazira.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe ka bërë të ditur kontaktet emergjente për çdo rast.

Pas disa fjalimeve të figurave opozitare është ngjitur në podium kreu i PD-së Sali Berisha për të mbajtur fjalën e tij.

Deri tani protesta ka ecur e qetë incidente. Në protestë është parë dhe ish-deputeti Salianji i cili muajt e fundit ka qenë kritikë ndaj Berishës dhe strukturave drejtuese.

Këtë të shtunë, gjatë protestës të thirrur nga Partia Demokratike, u regjistruan tensione pas fjalimit të fundit të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Disa protestues hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe kordonit të policisë, duke krijuar situatë të tensionuar. Nga incidenti nuk raportohet për të lënduar.

Protestuesit janë nisur te Kuvendi.

lajmi ne perditesim

8 Updates
20:32

Tensione në protestën e opozitës, 11 efektivë policie të lënduar

Tensione dhe përplasje u shënuan këtë të shtunë gjatë protestës së opozitës përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta, 11 punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve zyrtare, protestuesit kanë hedhur mjete shpërthyese artizanale dhe objekte të forta në drejtim të forcave të rendit, duke shkaktuar lëndime dhe dëme materiale në perimetrin e sigurisë.

Ndërkohë, grupet hetimore kanë nisur dokumentimin ligjor të akteve të dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të Policisë. Shërbimet policore bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në sulme dhe vijon puna për shoqërimin e tyre në ambientet e Policisë.

Situata u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave të rendit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se çdo akt dhune do të përballet me pasojat ligjore.

🔗 Shpërndaje
19:55

Policia mobilizohet te Kuvendi, fiken dritat e rrugës! Shpërndahen me ujë protestuesit

Protesta e opozitës këtë të shtunë vijon ende te Kuvendi me tensione, njëlloj si te Kryeministra.

Policia është mobilizuar pranë Kuvendit, ndërsa në disa rrugë janë fikur dritat për të menaxhuar situatën.

Makina për shpërndarjen e ujit ka shpërndarë protestuesit, duke treguar gatishmërinë e forcave për të kontrolluar turmën.

🔗 Shpërndaje
19:20

Protestuesit përplasen me policinë te parlamenti, shpërndahen me gaz lotsjellës

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, protestuesit iu drejtuan godinës së Parlamentit dhe u përplasën me policinë.

Ata tentuan të çajnë kordonin e policisë te Kuvendi, ndërsa policia i shpërndau me gaz lotsjellës. Protestuesit qëlluan me gurë drejt efektivëve të policisë përpara godinës së Parlamentit.

Në sheshin përpara Parlamentit, përplasjet mes protestuesve dhe policisë vazhduan në distancë. Pas disa minutash tensioni, protestuesit shpërndanë dhe hynë në oborrin e selisë së PD-së.

🔗 Shpërndaje
18:50

Tensione përpara kryeminstirsë, protestuesit hedhin molotovë në drejtim të kordonit të policisë

Këtë të shtunë, gjatë protestës të thirrur nga Partia Demokratike, u regjistruan tensione pas fjalimit të fundit të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Disa protestues hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe kordonit të policisë, duke krijuar situatë të tensionuar. Nga incidenti nuk raportohet për të lënduar.

🔗 Shpërndaje
18:00

Ervin Salianji i bashkohet protestës së 24 janarit

Protestës kombëtare të 24 janarit, të thirrur nga Sali Berisha, i është bashkuar edhe Ervin Salianji. Ai shoqërohet nga disa demokratë, ndërsa në sy bie prezenca e Ilir Vrenozit nga Korça.

 

🔗 Shpërndaje
17:39

Protesta e opozitës, Berisha mbërrin përpara kryemistrisë

Partia Demokratike do të zhvillojë këtë të shtunë protestën e saj të dytë kombëtare përpara Kryeministrisë.

Pak minuta pas nisjes së aktivitetit, lideri i PD-së, Sali Berisha, mbërriti në ambientet e selisë së partisë. Nga aty, ai u nis së bashku me simpatizantët drejt Kryeministrisë, duke u bërë pjesë e tubimit masiv.

🔗 Shpërndaje
17:29

Snajperistë mbi kryeministri dhe Kryesinë e Kuvendit, 1600 policë për menaxhimin e protestës

Protesta kombëtare e opozitës e kësaj të shtunë, do të shoqërohet me masa të shtuara sigurie nga Policia e Shtetit. Rreth 1600 efektivë policie po angazhohen për menaxhimin e tubimit, duke përfshirë jo vetëm forcat e Policisë së Tiranës, por edhe efektivë nga qytete të tjera të vendit. Masat e sigurisë përfshijnë vendosjen e një kordoni të dyfishtë para kryeministrisë, angazhimin e Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, si dhe pozicionimin e snajperistëve mbi godinat e kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

“Bëhet fjalë për 1600 efektivë policie që do të angazhohen në këtë protestë. Përveç forcave të Policisë së Tiranës, ka edhe forca nga qytete të tjera të vendit, të cilat janë në mbështetje gjatë gjithë ditës së sotme. Që prej orës 15:00 është bllokuar Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, po ashtu do të jenë të bllokuara rrugët ‘Papa Gjon Pali i Dytë’, ‘Ukraina e Lirë’ dhe ‘Ismail Qemali’, që janë akset kryesore që lidhin zonën me Kryeministrinë.Kjo protestë ka një shkresë nga PD dhe do të fillojë në orën 17:00, duke u mbyllur në orën 21:00. Punonjësit e policisë janë të pozicionuar pranë Kryeministrisë, ku janë vendosur në kordon para godinës, dhe të gatshme janë Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA, të vendosura pas Kryeministrisë. Po ashtu, mbi godinat e Kryeministrisë dhe Kuvendit janë pozicionuar snajperistë, dyert e Kryeministrisë janë blinduar dhe pritet të shihen skenaret gjatë zhvillimit të protestës”, tha gazetarja.

🔗 Shpërndaje
17:02

Para se të nisi protesta, Berisha mbërrin në seli

Pak minuta para nisjes së protestës së Partisë Demokratike këtë të shtunë para Kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë qendrore të partisë.

Ai është pritur nga mbështetës të PD, të cilët kishin mbërritur aty më herët.

Protesta pritet të nisë së shpejti, ndërsa zona përreth Kryeministrisë dhe selisë është intensifikuar me prezencë të mbështetësve.

🔗 Shpërndaje
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026