Mbyllet protesta e opozitës, përplasje mes policisë dhe protestuesve! Molotovë dhe gazlotsjellës
Protesta e opozitës para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë tubimit janë hedhur molotovë, fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Tensionet vijuan edhe pranë Ministrisë së Brendshme, aty ku u zhvendos protesta e opozitës. Protestuesit u panë me fishekzjarre në duar teksa i drejtonin drejt forcave të policisë, të cilat kishin krijuar një kordon sigurie për të bllokuar marshimin. Pas ndërhyrjes së policisë me ujë dhe gaz lotsjellës, protestuesit u sprapsën për pak çaste, por më pas tentuan sërish të çanin kordonin.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u nis nga selia blu drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku opozita kishte thirrur protestën që nisi në orën 19:00. Berisha është shfaqur më pas pranë Ministrisë së Brendshme i pajisur me maskë kundërgaz, i shoqëruar nga truprojat, eksponentë të lartë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të tij.
Protestuesit kanë bërë thirrje për të vijuar marshimin, duke akuzuar policinë se po pengon lëvizjen e tyre drejt institucioneve. Pas disa tentativash për të depërtuar në anën tjetër të kordonit, ata nuk arritën të çanin vijën policore. Forcat e rendit përdorën ujë për shpërndarjen e turmës, duke i larguar përkohësisht protestuesit, të cilët më pas u rikthyen duke u përplasur sërish me policinë.
Tubimi ishte paralajmëruar si marshim pa fjalime dhe me kohëzgjatje deri në orën 22:00. Për garantimin e rendit dhe sigurisë, në terren janë angazhuar rreth 1500 punonjës policie, ndërsa masat e sigurisë kanë qenë të shumta në të gjithë zonën përreth Kryeministrisë dhe institucioneve kryesore.
Policia e Tiranës kishte njoftuar më herët bllokimin e disa akseve kryesore rrugore. Që prej mesnatës së të enjtes është ndaluar qarkullimi dhe parkimi në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”. Ndërkohë, nga ora 15:00 e së premtes u bllokua edhe lëvizja në pjesën nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në terren ka qenë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili ka ndjekur nga afër zbatimin e planit të masave dhe situatën gjatë protestës.
lajmi ne perditesim
Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin fishekzjarre! Policia përgjigjet me ujë
Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin fishekzjarre! Policia përgjigjet me ujë
Tension në protestë, një polic shfaq probleme shëndetësore
Gjatë përplasjeve që po ndodhin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një efektiv i Policisë nuk është ndjerë mirë, në kushtet e tensionit mes forcave të rendit dhe protestuesve të opozitës.
Protestuesit e opozitës kanë tentuar të marshojnë ndërsa policia ka vendosur një kordon sigurie pranë Ministrisë së Brendshme, duke mos lejuar kalimin drejt zonave të tjera të kryeqytetit.
Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, hidhet ujë në drejtim të tyre
Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë teksa kanë bërë thirrje për të vijuar marshimin. Ata theksojnë se policia po i pengon të vijojnë marshimit dhe ata po tentojnë të depërtojnë në anën tjetër të kordonit të policisë.
Pas disa tentativash, ata nuk kanë arritur të çajnë kordonin dhe policia ka hedhur ujë në drejtim të tyre për t’i shpërndarë. Uji i ka arritur ti shpërndajë për pak çaste dhe ata tentuan sërish duke u përplasur me forcat e policisë.
Gazetarja jep detajet, policia pengon lëvizjen e protestuesve jashtë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”
Ashtu siç ishte paralajmëruar, policia nuk ka lejuar që protesta e opozitës të shtrihet jashtë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Pranë Ministrisë së Brendshme është formuar një kordon policor, i cili ka penguar marshimin e protestuesve drejt zonave të tjera të kryeqytetit.
Forcat e policisë ndaluan protestuesit të vijonin më tej, duke përdorur edhe autobote me ujë për t’i shpërndarë. Në përgjigje të situatës, disa protestues kanë hedhur mjete ndezëse molotovë.
Tensionet gjatë marshimit, Bardhi-policisë: Pse provokoni?
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas tensioneve në marshimin e opozitës ka reaguar ashpër ndaj policisë teksa i ka akuzuar se po provokojnë qytetarët. Ai theksoi se protesta ishte paqësore dhe se ata e bllokuan rrugën duke iu kërkuar edhe arsyen e këtij akti.
Bardhi; Çfarë po ndodhte që u nxorën këtu? A ishte protesta paqësore, pse bllokoni rrugën? Pse provokoni? A keni ligj ju a zbatoni vetëm urdhëra të paligjshëm? Shkoni arrestoni ata që kanë vjedhur shqiptarët jo qytetarët që protesojnë kundër korrupsionit.
PAMJE/ Tensione në protestë, hidhet molotov! Policia hedh gaz lotjellës në drejtim të qytetarëve
Marshimi i qytetarëve nga Kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme ka agravuar në tensione. Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit kanë hedhur molotov ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gazlotsjellës.
Protestuesit në tentativë për t’u mbrojtur nga gazilotsjellës kanë përdorur çadrat e tyre duke i përdorur si mburojë. Marshimi nisi pa incidente ndërsa pas disa çastesh përplasjesh situata duket sërish e qetë.
Tensione në protestë, hidhet molotov! Policia hedh gaz lotjellës në drejtim të qytetarëve
Marshimi i qytetarëve nga Kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme ka agravuar në tensione. Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit kanë hedhur molotov ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gazlotsjellës.
Protestuesit në tentativë për t’u mbrojtur nga gazilotsjellës kanë përdorur çadrat e tyre duke i përdorur si mburojë. Marshimi nisi pa incidente ndërsa pas disa çastesh përplasjesh situata duket sërish e qetë.
Berisha del nga selia, nis marshimi me demokratët
Marshimi i opozitës ka nisur teksa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia për të startuar tubimin i cili ishte njoftuar të niste që në orën 19:00. Marshimi nisi me disa minuta më vonë nga ora e cila njoftuar të niste.
Berisha së bashku me mbështetësit dhe qytetarët është nisur nga selia drejt Kryeministrisë ku do të zhvillohet protesta.
Hita inspekton masat për protestën, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga efektivët
Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka inspektuar masat e marra për mbarëvajtjen e një tubimi publik.
Gjatë inspektimit, ai ka kërkuar nga grupi i menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara në terren që të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.
Ai ka theksuar rëndësinë e koordinimit të forcave policore dhe reagimit të kujdesshëm për të shmangur çdo incident gjatë zhvillimit të aktivitetit, duke siguruar që tubimi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të organizuar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet