Liverpool ngjitet në krye, Humbasin Arsenal e Man City
Gara në kampionatin anglez vijon të jetë e fortë javë pas jave, ku ekipet e kreut ndërrojnë vendin me njëra-tjetrën, teksa këtë herë është radha e Liverpool që me shumë meritë shijon fronin.
Skuadra që udhëhiqet nga Arne Slot deri më tani i ka bindur të gjithë me lojë e rezultat, ku të shtunën mori fitoren e radhës. Një përmbysje me shumë vlerë ndaj Brighton që kaloi i pari në avantazh me Kadioglu, por në fraksionin e dytë, dyshja Gakpo Salah i dhanë fitoren të kuqve, që shohin veten në krye.
Arsenal dhe Man City i zhgënjyen të gjithë, goonersat me humbjen minimale ndaj Newcastle, ndërsa the cityzens 2-1 në transfertën e Bournemouth. Një gol i Isak bëri që qymyrxhinjtë të merrnin 3 pikë me shumë vlerë. Sa i përket kampionëve në fuqi, u shtangën në transfertë, kur dyshja Semenyo-Evanilson i dhanë avantazhin e dyfishtë Bournemouth, ndërsa Gvardiol shënoi golin e vetëm, por nuk pati reagim të mëtejshëm.
Nottingham përfitoi nga kjo ndalesë duke rrëmbyer vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Ipsëich-Leicester dhe Wolves-Crystal Palace u mbyllën pa fitues.
LEXONI GJITHASHTU:
- Drama “Grerëza” në skenën e teatrit të Gjirokastrës, duartrokitet nga publiku
- Incidenti në Mitrovicën e Veriut, reagime pas parullave të ngjitura nga serbët
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona