Lobi serb në SHBA financon projektin në Kongres për ndëshkimin e Kosovës

26 Dhjetor 2023 | 13:13

Një kongresmene amerikane është bërë pjesë e fushtës së lobit serb në SHBA. Ajo ka propozuar një projekt ku kërkon ndalimin e ndihmave amerikane kundër Kosovës.

Komuniteti serb në Amerikë ka arritur të sponsorizojë një projekt në Kongresin Amerikan për të ndëshkuar qeverinë e Kosovës. Akti është propozuar nga kongresmenia e Nju Jorkut Klaudia Teny dhe kërkon ndërprerjen e ndihmave të SHBA për qeverinë e Kosovës.

Dokument i është paraqitur në datën 18 dhjetor  dhe bën fajtorë për ngritjen e tensioneve në veri, vetëm qeverinë e Kosovës. Kongresmenja amerikane thotë në dokumentin e propozuar se qeveria Kurti po shkel marrëveshjet e arritura në Bruskel dhe po ndikon negativisht dialogun mes dy vendeve.

Sipas kongresmenes, qeveria “Kurti” nuk ka përmbushur asnjë pikë nga pakti i arritur në Ohër gjatë këtij viti. Për pasoja, ajo kërkon ndërprerjen e çdo ndihme ekonomike ndaj qeverisë së Kosovës derisa Albin Kurti të respektojë të drejtat e serbëve.

Kongresmenia amerikane, Klaudia Teny, është dhe kryetarja e komunitetit serb në Nju Jork dhe një nga politikanet që synon të marrë votat e serbëve që jetojnë në SHBA gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

Ambasadori serb në SHBA është angazhuar personalisht në komunitetin serb që të mbështesin kongresmene dhe si këmbim ka marrë premtimin për kalimin e një akti kundër Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026