“Lojë spiunësh” në Ballkan, vazhdojnë tensionet mes Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë
Prej më se një jave mes Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, tre fqinjëve në Ballkan janë kthyer tensionet në nivelet më të larta diplomatike. Të martën Beogradi njoftoi në mënyrë të papritur dëbimin e sekretarit të partë të Ambasadës kroate në Serbi, Hrovje Shnajder.
Ministria e Jashtme nuk dha asnjë shpjegim, por vetëm citonte Konventën e Vjenës se diplomati ishte “non grata” në territorin serb. Dy ditë më vonë, ministria e Jashtme kroate u përgjigj me të njëjtën mënyrë. Zagrebi shpalli “non grata” konsullin e nderit serb, një diplomat i njohur me karrierë të gjatë.
Mediat afër qeverisë serbe aludojnë se sekretari i Ambasadës kroate dyshohet se ka kryer veprimtari spiunazhi. Sipas tyre, ai ka mbledhur të dhëna ushtarake dhe ka rekrutuar njerëz për shërbimet sekrete kroate. Ndërkohë presidenti kroat, Zoran Milonaviç kërkoi nga qeveria serbe të jap shpjegime publike, se çfarë veprimtarie ka kryer diplomati dhe cilat janë ligjet që shkelur.
Loja e spiunëve, sipas mediave kroate, shihet edhe si një lëvizje për qëllime elektorale të qeverisë serbe. Në prag të zgjedhjeve, rritja e tensioneve mund t’i shërbejë partisë në pushtet për të marrë vota të nacionalistëve dhe mbështetësve të politikës së ashpër me fqinjët.
Tensioneve Serbi-Kroaci u është shtuar dhe fundi dhe Sllovenia. Qeveria sllovene deklaroi se nuk kishte pranuar kredencialet e ambasadorit të ri serb. Presidenti Vuçiç kish propozoi për Ambasador Zoran Gjorgjevic, ish-kreun e Postës së Serbisë.
Një vendim i tillë shënon pikën më të lartë të mosmarrëveshjeve diplomatike mes dy vendeve. Pas refuzimit, presidenti serb deklaroi se ishte para një akti jo të zakontë dhe nuk do të përgjigjej derisa të merrte informacione zyrtare mbi refuzimin.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës