Luan Baçi: Rama është pro Vuçiç, doli kundër BE prej presionit
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri Edi Rama nuk është i distancuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Sipas tij reagimet e tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës janë sepse është ndjerë në presion dhe ka dalë kundër linjës së Bashkimit Europian.
Deputeti thotë se deklaratat e tij janë sidoqoftë të vonuara, duke marrë parasysh qëndrimet e tij të mëhershme në raportin Kosovë-Serbi.
“Nuk është çmendur Rama që të dalë më tashmë në mbështetje të Vuçiç siç ka dalë deri tani. Sot ai ndodhet para një fakti që është i detyruar të bëjë një hap pas. Është i detyruar të ndryshojë taktikë dhe të dalë të flasë hapur në mbrojtje të Kosovës për arsye se nuk ka mundësi si ta anatemojë më qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Kurti për qëndrimet jo të drejta të tij. Është e pamundur të bëjë një gjë të tillë për momentin dhe të prisni ju për pak kohë sa të shuhet pak kjo situatë që është ndezur dhe do të fillojë përsëri që qëllimet dhe propozimet e tij t’i kalojë shkallë-shkallë në krah të Vuçiç,” – deklaroi Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë