Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës
Djordje Miketiç, deputeti serb i partisë “Zajedno”, në një intervistë për Euronews Albania dënoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku nga një sulm i terroristëve serbë në veri të Kosovës.
Ai tha se është e nevojshme të bëhet një hetim i plotë për atë çfarë ndodhi në Banjskë, në një kohë që ende nuk ka një informacion të saktë se sa serbë janë vrarë, sa janë plagosur dhe sa janë dorëzuar.
“Çdo gjë që ndodhi të dielën ishte e tmerrshme. Unë e dënoj fort vrasjen e në polici dhe po ashtu përdorimi i tmerrshëm i dhunë nëse ka ndodhur duhet dënuar. Ne nuk e dimë sa njerëz janë vrarë dhe ne duhet të caktojmë sa serbë janë plagosur apo dorëzuar, kemi nevojë për një hetim për këtë çështje”, tha deputeti serb.
Ai tha se e kishte pyetur presidentin Vuçiç lidhur me informacionin se nënkryetari i listës serbe ishte mes sulmuesve të policisë së Kosovës, gjë që siç tha serbët kanë nevojë ta dinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre