“Lufta” për mandatin e deputetit në Fier, Azmer Duleviç: Matematika na mban në lojë
Kandidati për deputet në Fieri i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Azmer Duleviç ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se përse ka kërkuar rinumërimin e votave.
Ai tha se nga pamjet filmike të KZAZ, ka parë se ka pasur parregullsi ku disa vota janë shpallur të pavlefshme pa pasur arsye. Ai tha se pavarësisht se ka kërkuar rinumërimin, “rri me këmbë në tokë”, ndërsa shpjegon që mundësia që rezultati të mos ndryshojë nga rinumërimi ekziston.
Megjithatë ai shprehet se “matematika i mban në lojë”, pasi diferenca e votave është shumë e ulët.
“Mua do të më vinte keq, sepse çdo votë e kam votë djerse, sepse kam shëtitur fushat e Myzeqesë. Unë nuk jam nën hije e një partie të madhe. Jam pjesë e një force të re politike ku nuk ke as struktura, as mjete financiare dhe presioni ndaj qytetarëve dhe votuesve tanë është shumë e madhe, Ne e vetmja gjë që i kemi premtuar qytetarëve është se do jemi zëri i tyre në Parlament, të tjerët kanë ofruar punë”,-tha Duleviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar