‘Lufta po i afrohet Rusisë’/ Kievi paralajmëron Moskën, kundërpgjigjet Rusia

31 Korrik 2023 | 16:03

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se lufta në Ukrainë po i afrohet Rusisë.

Reagimi i tij erdhi pas sulmeve me dronë të së dielës që goditën një grataçelë në zonën financiare të Moskës. Sulmet shkaktuan dëme materiale, por jo lëndime në njerëz apo vdekje.

“Gradualisht, lufta po kthehet në territorin e Rusisë, në qendrat e saj simbolike dhe në bazat e saj ushtarake. Kjo që po ndodh është një proces natyral, i drejtë dhe i paevitueshëm”, deklaroi Zelensky.

Ai theksoi se “Ukraina po bëhet më e fortë” dhe paralajmëroi Moskën se duhet të bëhet gati për sulme të reja ndaj infrastrukturës energjetike këtë dimër.

Ndërkohë, mëngjesin e së hënës, qyteti i Zelenskyt, Krivi Rih, u godit nga një sulm me raketa ruse, që la disa të vdekur, mes të cilëve një fëmijë.

Ish-kryeministri rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se vendi i tij do të detyrohet të përdorë bombën bërthamore nëse kundërofensiva ukrainase ka sukses.

“Imagjinojeni, nëse kundërofensiva e mbështetur nga NATO rezulton e suksesshme dhe ata marrin një pjesë të territorit tonë, atëherë ne do të na duhet të ndjekim dekretin e vitit 2020 të presidentit tonë, që parashikon përdorimin e armëve bërthamore. Thjesht nuk do të kishte rrugë tjetër”, deklaroi Medvedev në Twitter.

Dikur një zë liberal dhe fleksibël brenda Rusisë, në vitet e fundit Medvedev ka pushtuar faqet e para të gazetave dhe agjencive të lajmeve me deklaratat e tij luftarake dhe kontradiktore për Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
10:46 | 16/07/2026

Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)

Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin...
10:41 | 16/07/2026

Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit

Ministri i Jashtëm i Libanit, Youssef Raggi, ka thënë se qëllimi i forcave të armatosura të vendit është “të zgjerojnë gradualisht autoritetin e tyre mbi...
10:18 | 16/07/2026