Luftanijet ruse e kineze patrullime në Oqeanin Paqësor, vëzhgohen nga Japonia

23 Tetor 2021 | 18:06

Anijet luftarake ruse dhe kineze zhvilluan patrullimet e tyre të para të përbashkëta në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri me dije se aksionet u kryen nga data 17-23 tetor.

Moska dhe Pekini, të cilat organizuan stërvitje të bashkëpunimit detar në Detin e Japonisë në fillim të tetorit, kanë nisur të kenë lidhje më të ngushta ushtarake dhe diplomatike.

Afrimi mes tyre në vitet e fundit zhvillohet në një kohë kur raportet me Perëndimin tensionohet edhe më shumë.

Manovrat detare janë vëzhguar nga afër nga Japonia, e cila tha në fillim të kësaj jave se një grup prej 10 anijesh nga Kina dhe Rusia lundruan përmes ngushticës Tsugaru që ndan ishullin kryesor të Japonisë dhe ishullin e saj verior Hokkaido.

“Detyrat e patrullave ishin demonstrimi i flamujve shtetërorë të Rusisë dhe Kinës, ruajtja e paqes, stabilitetit në rajonin e Azi-Paqësorit dhe kujdesi i subjekteve të aktiviteteve ekonomike detare të dy vendeve”, shtoi ministria ruse në deklaratë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026