Luftë e III Botërore? Koçi: Serbia burim i konflikteve në rajonin tonë
Deputeti i PS-së Petro Koçi, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se Serbia ka qenë historikisht burim i konflikteve në rajonin tonë.
Koçi theksoi se deklaratat që bën presidenti serb Aleksandër Vuçiç, lidhen me politikën e brendshme të Serbisë.
“Serbia historikisht ka qenë burimi i konflikteve në rajonin tonë dhe nga ana tjetër dihet partneriteti i Serbisë me Rusinë dhe pse jo lidhje me Kinën. Besoj se të gjitha vendet, përfshirë dhe Shqipërinë janë të vëmendshme ndaj çdo fenomeni që ndodh në rajoni përfshirë dhe veprimet që bën Serbia dhe aktorë të tjerë.
Çdo deklaratë e Vuçiç lidhet me politikën e brendshme në Serbi. Me retorikën e tij nacionaliste, Vuçiç përpiqet që të mbajë retorikën e ndezur”- u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh