Luftë ndaj çdo grupi kriminal që cenon sigurinë, thotë Sveçla nga Veriu
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas sulmit të sotëm në Veri ka thënë se gjendja shëndetësore e zyrtarëve policorë është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.
Ai ka vizituar sot pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku policia kufitare e Kosovës mbikëqyr bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda, raporton KosovaPress.
Sveçla ka shkruar në Facebook se përkundër pesë sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njëjtë e me vigjilencë të shtuar.
“Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njëjtë e me vigjilencë të shtuar. Vazhdojmë bashkë e me përkushtim maksimal që të luftojmë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cenojnë sigurinë e vendit tonë”, ka shkruar ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut