Luftime në Ukrainë, autoritetet shifra kontradiktore për numrin e viktimave
26 Mars 2022 |
08:45
Në më shumë se 1 muaj, Ukraina është nën bombardimet ruse. Autoritetet e Ukrainës dhe Rusisë japin shifra kontradiktore për numrin e viktimave dhe të plagosurve.
Presidentit ukrainas Zelenski është shprehur se Rusia e ka ngadalësuar ritmin e saj të sulmeve. Në shumë zona të vendit po punohet për evakuimin e civilëve.
Zhvillimet më të fundit nga Ukraina:
- Presidenti i Ukrainës Zelenski tha se goditjet e fuqishme ndaj Rusisë e kanë ngadalësuar ritmin e saj dhe pretendoi se më shumë se 16.000 trupa ruse ishin vrarë deri më tani.
- Autoritetet ruse kanë njoftuar se janë vrarë 1.351 ushtarë rusë, një shifër shumë më e ulët se vlerësimet e Ukrainës dhe Perëndimit.
- 136 fëmijë janë vrarë nga lufta, njofton zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Numri i fëmijëve të plagosur është 199.
- Ka pasur më shumë se 70 sulme në spitale, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
- Pentagoni ka njoftuar se forcat ukrainase mund të rimarrin qytetin jugor Kherson, i cili ishte një nga qytetet e para që forcat ruse morën në ditët e para të luftës.
- Rusia thotë se faza e parë e luftës ka përfunduar dhe tani do të fokusohet në çlirimin e plotë të rajonit lindor të Donbasit.
- Udhëheqësi francez Emmanuel Macron thotë se Franca, Greqia dhe Turqia po përpiqen të organizojnë një evakuim të civilëve nga Mariupoli. Macron tha se do ta diskutojë këtë me Putinin, pasi Zelenski paralajmëron se situata humanitare atje po përkeqësohet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Macron negocion me Putinin për të evakuuar civilët në Mariupol
- Biden takon ushtarët amerikanë në Poloni: Luftë regjimeve autokrate
- Biden viziton sot refugjatët ukrainas në kufirin me Poloninë
Lajme të Sugjeruara
Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)