Luhansku shpall operacion çlirimtar për ‘territorin e pushtuar’

24 Shkurt 2022 | 09:43

Një zëdhënës i liderit separatist në krahinën lindore të Ukrainës tha të enjten se qëllimi i tyre kryesor është të rimarrin nën kontroll rajonin e Luhanskut dhe Donjeckit, njoftoi medial lokale ruse Interfax.

Separatistët e mbështetur nga Rusia deklaruan se kanë nisur sulmin në Shchastia, qytezë në rajonin e Luhanskut.

“Më 24 shkurt, milicia e Republikës Popullore të Luhanskut nisën përgatitjet ushtrarake dhe çlirimin e territorit që është përkohësisht i pushtuar. Njësitet e milicisë do të hapin zjarr vetëm kundrejt objekteve ushtarake dhe pikat e grumbullimit të personelit të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, deklaroi zëdhënësi.

Më tej, ata kanë theksuar se civilët nuk do të sulmohen duke i bërë thirrje banorëve të asaj zone që të qëndrojnë në shtëpi.

“I bëj thirrje qytetarëve të Republikës Popullore të Luhanskut që jetojnë në zonat pranë frontit të luftës, dhe njerëzve që jetojnë në territore të kontrolluara përkohësisht nga Kieve, që të mos dalin mnga shtëpitë e tyre nëse është e mundur, të shkojnë në streha ushtarake – sepse dredhia e armikut nuk njeh kufij”.

Ata gjithashtu i kërkuan ushtarëve të forcave të armatosura që të dorëzojnë armët dhe të mos ndjekin urdhëra të cilat i quajtën ‘kriminale’.

“Vetëm atëherë do të keni siguruar një jetë me dinjitet në shtetin e lirë”, thuhej në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)

Një qen i racës haski ka treguar përkushtimin e tij ndaj familjes në një moment dramatik, kur u përball me një ari që po vraponte...
21:04 | 07/07/2026

Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë

Rusia ka bërë të ditur se ka angazhuar gjithsej 18 milionë dollarë për nisma humanitare në Kubë gjatë periudhës 2018–2025 dhe planifikon të kontribuojë me...
20:43 | 07/07/2026

Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad

Franca dhe Siria nënshkruan sot në Damask disa marrëveshje, përfshirë një shkresë që parashikon kthimin e 51 milionë eurove nga asetet e sekuestruara të Rifat...
20:32 | 07/07/2026