Lukaku ‘heroi’ i zikaltërve, Interi fiton minimalisht ndaj Portos
Romelu Lukaku ishte heroi i Interit në përballjen e së mërkurës ndaj Portos, të fituar nga italianët me rezultatin 1-0. P
ërballja e zhvilluar në ‘Giussepe Meaza’ tregoi dy skuadra të kujsesshme, me raste të pakta shënimi. Në pjesën e parë miqtë u shfaqën të rrezikshëm, por me Taremin që e pati të pamundur të kalonte pengesën Onana.
Me nisjen e së dytës, Simone Inzaghi kreu zëvendësimet e nevojshme për t’i dhënë një tjetër rrjedhë lojës. Njëri prej tyre ishte Romelu Lukaku, i cili 4 minuta nga fundi zhbllokoi rezultatin dhe vulosi fitoren minimale të Interit.
Në Gjermani, Leipzig ndali gjigantët e Manchester Cityt duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Ethihad. Edhe pse të besuarit e Pep Guardiolës qarkulluan më tepër, rastet për shënim i kishin gjermanët.
Manchester City kaloi në avantazh me Mahrez, ndërsa në minutën e 70’ mbrojtësi kroat Gvardiol solli barazpeshën e përkohshme, e cila rezultoi e tillë deri në përfundim.
Llogaritë përfundimtare do të bëhen në ndeshjet e kthimit, pasi nuk përjashtohet dhe një surprizë e Portos në Dragao apo edhe e skuadrës gjermane ndaj favoritëve të Cityt.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë