Lukashenko: Bjellorusia pranë marrëveshjes për rivendosjen e marrëdhënieve me SHBA

19 Dhjetor 2025 | 08:46

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, deklaroi sot se vendi i tij është pranë një marrëveshjeje të rëndësishme për rivendosjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, por theksoi se kjo nuk do të ndikojë në lidhjet e ngushta me Rusinë.

Deklarata u bë vetëm pak ditë pas lirimit të një numri të madh të të burgosurve politikë, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve amerikane. Lukashenko tha se përmirësimi i marrëdhënieve me Uashingtonin mund të çojë edhe në një takim të drejtpërdrejtë me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Gjithçka po shkon drejt një marrëveshjeje të madhe dhe drejt një takimi mes meje dhe Trumpit”, u shpreh ai.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Lukashenko ka dhënë sugjerime për përfundimin e luftës në Ukrainë, ndërsa Uashingtoni shpreson gjithashtu ta distancojë pjesërisht atë nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, opozita bjelloruse në mërgim e cilëson këtë përpjekje si të kotë, duke argumentuar se Lukashenko varet politikisht dhe ekonomikisht nga Moska.

Presidenti bjellorus konfirmoi se palët po diskutojnë rihapjen e ambasadës amerikane në Minsk, e cila u mbyll pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Ai siguroi se afrimi me SHBA-në nuk do të bëhet në dëm të asnjë vendi tjetër dhe se marrëdhëniet strategjike me Rusinë do të vazhdojnë.

“Që nga viti 1994 kemi ndjekur një politikë të lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe, për sa kohë të jem president, kjo nuk do të ndryshojë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet t’i komunikojë Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë samitit të NATO-s në Ankara se është i gatshëm të rikthejë...
13:03 | 07/07/2026

Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shpërndarë në “X’ pamjet nga moment i mbërritjes në Ankara. Ai shihet me bashkëshorten e tij teksa ulen nga avionic...
12:25 | 07/07/2026

“Është një mik dhe një lider i respektuar”! Samiti i NATO-s, Trump: Po shkoj në Ankara për shkak të Erdoganit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një nga arsyet kryesore të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Ankara është takimi me presidentin turk,...
12:07 | 07/07/2026