Lulëzojnë minat me telekomandë, kapen 4 në Vlorë, të montuara për krime në distancë

13 Shtator 2023 | 18:46

Një operacion i policisë në hyrje të qytetit të Vlorës ka vënë në pranga një 51-vjeçar nga Lezha, i cili po transportonte 4 mina artizanale që kryejnë shpërthim në distancë.

Policia, që informacionet i kishte siguruar me metodat e saj, i bëri pritë automjetit tip Ford me të cilin udhëtonte 51-vjeçari Petrit Ndoji dhe pas kontrolleve zbuloi në kroskot minat me telekomandim.

Policia ngre dyshimet se këto mina do të shiteshin në Vlorë për t’u përdorur më pas për ngjarje të mundshme kriminale.

Minat ishin të montuara sipas funksionit, me telefona, detonatorë përcjellës dhe lëndë eksplozive C4.

I arrestuari Petrit Ndonji, me banim në Lezhë, nuk dihet nëse është thjeshtë transportuesi dhe shitësi i tyre, apo është vetë personi që monton mina shpërthyese.

Më herët policia e Vlorës ka zhvilluar 2 operacione të ngjashme, ku ka kapur 5 mina me telekomandë dhe ka arrestuar 4 persona.

Nisur nga fakti se tregu i zi i krimit në Vlorë kërkon të blejë mina me telekomandë, dyshimet e arsyeshme të policisë lidhen me ngjarje të mundshme kriminale dhe për këtë arsye, strukturat e policisë e konsiderojnë aksionin si parandalim të krimeve në të ardhmen.

2 javë më parë, në afërsi të fshatit Mbrostar në Fier, policia arrestoi një person me të shkuar kriminale. Në automjet ju gjenden 21.3 kg lëndë plasëse tritol të montuara dhe gati për shpërthim në distancë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, e rikthen në SPAK për plotësim hetimesh

Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të...
15:29 | 27/07/2026

PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon thirrjen urgjente të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së shqyrtimit, me procedurë të...
15:04 | 27/07/2026

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026