Lulzim Basha në Euronews Albania, flet për lidhjen familjare me Kosovën

Lulzim Basha
18 Shkurt 2023 | 10:43

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tregoi në një intervistë për Euronews Albania lidhjen familjare që ka me Kosovë.

Ish-ministër i Jashtëm kur Kosova shpalli Pavarësinë, Basha u shpreh se lidhja e tij me Kosovës është më e vjetër se ai vetë, pasi nëna e tij është bijë e dy shqiptarëve të Kosovës.

“Lidhja me Kosovën është më e vjetër se unë, nëna ime është bijë e dy shqiptarëve të Kosovës. Gjyshja ime ishte nga Peja ndërsa gjyshi nga Drenica. Të d  janë njohur në Tiranë”, tregoi Lulzim Basha.

Ai tregoi se hera e parë kur kishte shkuar në Kosovë ishte më 14 qershor, ditën e zmbrapsjes së forcave serbe.

“Kam shkuar në Kosovë në një moment shumë dramatik pas luftës, 14 qershor kur varganit të automjeteve të KFOR britanik iu bashkëngjiten dy automjete të bardha të OKB. Kam qenë atje ditën e zmbrapsjes se forcave serbe, emocioni është i pakrahasueshëm. Për të gjithë shqiptarët ka qenë një ndjesi e papërshkueshme gjendja në një territor ku gjenden po kaq shqiptarë sa në Shqipëri, por ishte i padepërtueshëm”, kujtoi Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian

Fundimi dhe Valbona, çifti nga Shijaku që prej shumë vitesh kujdesen për trëndafilat dhe i shesin ato në të gjithë Shqiperinë, tregojnë për hapat e...
18:32 | 23/12/2023

A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit

Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi konspiracion idenë se ai në pozicionin e kryetarit, ai ishte...
15:55 | 24/05/2023

Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen

Në vazhdim të devocionit që Ati i Shenjtë Papa Françesku ka për Martirizimin e kombit tonë, këto ditë Ati i Shenjtë i dhuroi Shqipërisë, përmendoren...
16:32 | 13/05/2023