Lulzim Basha nuk ka fytyrë t’u dalë përballë zgjedhësve të vet, thotë Andi Bushati
Elektorati i PD-së nuk mund t’i shkojë mbrapa vendimeve të Amerikës për të shpallur non grata Sali Berishën. Kështu u shpreh në studion e emisionit “Shock” analisti Andi Bushati.
Andi Bushati tha se rëndësi nuk ka se çfarë thonë ambasadat, po se çfarë kontrate ka një kryetar me zgjedhësit dhe Lulzim Basha, sipas analistit, ka shkatërruar dhe grisur çdo kontratë që ka me zgjedhësit e tij.
“Lulzim Basha nuk ka pasur fytyrë t’u dalë njerëzve të vet përballë”, u shpreh Andi Bushati.
Analisti Bushati tha se foltorja e Sali Berishës është kthyer në një uragan brenda Partisë Demokratike, pikërisht për shkak të veprimeve të vetë Lulzim Bashës.
Baton Haxhiu, nga ana tjetër, tha se Lulzim Basha ka bërë gabim që i ka lënë hapësirë Sali Berishës brenda partisë, pasi ky i fundit rrezikon që ta ndajë PD-në në gjysmë.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës