Lumi Vjosa Park Kombëtar, Kumbaro: Një epokë e re bashkëpunimi fillon tani

15 Mars 2023 | 11:15

Ministrja Kumbaro e ka cilësuar shpalljen e lumit Vjosa si Park kombëtar, fillimin e një bashkëpunimi të me organizatat mjedisore dhe institucioneve shqiptare.

Ministrja e Mjedisit tha nga Tepelena ku edhe po mbahej aktiviteti se ky bashkëpunim nuk synonte vetëm marrjen e “medaljes” si Park Kombëtar, por kërkon që kjo zonë të zhvillohet edhe më shumë.

Ajo madje e krahasoi Vjosën e sapo shpalluar Park Kombëtar me një fëmijë që sapo ka ardhur në jetë e tani detyra e tyre është ta bëjnë të ecë e të flasë vetë.

“Nëse objektivi i ish protestuesve, i aktivistëve mjedisor ishte vetëm shpallja e Vjosës, Park Kombëtar, i kemi dhënë publikut mesazhin e ndaluar. Nëse ky bashkëpunim ndalet tani për të ikur në një tjetër drejtim bashkë me “medaljen” e statusit të parkut kombëtar të lumit të egër të fundit në Europë, kjo do të thotë se e kemi braktisur komunitetin, bashkitë dhe qeverinë Shqiptare e cila synon prosperitetin e kësaj zone.

Gjithçka nisi  në mënyrë institucionale në 13 qershor 2022, fiks 9 muaj më pas, aq sa i duhen një fëmije që të dalë në dritë; fëmija jonë i përbashkët që mban emrin e një parku kombëtar doli në dritë dhe tani na duhet ta rrisim, ta mësojmë të ecë dhe të flasë vetë. Prandaj një epokë e re bashkëpunimi fillon tani.

Ajo e hartimit të planit të integruar të menaxhimit, të amdinistrimit të këtij territori, të përgatitjes së projekteve të shoqërimit të fermerëve dhe bashkive të vogla dhe të bizneseve të zonës me grante të krijimit të modeleve të zhvillimit”, tha ministrja Mirela Kumbaro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026