LZHK padi në Kushtetuese për Kodin Zgjedhor, Shehi: Duam garë me lista të hapura
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka deklaruar në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now disa nga arsyet se përse ka dërguar një padi në Gjykatën kushtetuese për listat zgjedhore.
Ndarjen e listave më 1/3 të mbyllur dhe 2/3 me votë preferenciale, Shehi e ka komentuar si një version të ri të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të vitit 2008.
Kjo sepse sipas tij, ky ligj i ri privilegjon në mënyrë të pamoralshme partinë që sot qeveris dhe ju jep mundësi të abuzojnë edhe me votat.
“Ne duam të kthehemi në rekomandimin e Gjykatës Kushtetuese për t’u hapur listat. Veç nesh, janë edhe disa parti që duan lista të hapura. Kushtetuta vetë e hoqi herësin. Ne kërkojmë që partitë që kanë dëshirë të hapin listat, të kenë mundësi të garojnë me lista të hapura.Kjo është mundësi që Kushtetusja të tregojë indipedencën nga institucionet politike.” –u shpreh kreu i LZHK.
I pyetur nëse do të garoj në zgjedhjet e vitit 2025, edhe nëse padia e tij rrëzohet, Dashamir Shehi deklaroi se për të përmbushur detyrimin e tij moral dhe zgjedhor ndaj qytetarëve që i kanë besuar votën, do duhet të garojë gjithsesi.
“Ne do hyjmë edhe me një ligj më të keq se ky, është detyrim ndaj zgjedhësve. Në garë do hyjmë patjetër sepse pretendojmë të krijojmë një alternativë tjetër.”-tha Shehi.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona