Macaj: Punonjësit e policisë së burgjeve, 90 km rrugë për në punë pa transport
Kreu i sindikatës së shërbimeve policore, Valentin Macaj thotë se punonjësit e policisë në burgje janë të diskriminuar dhe se u duhet të bëjnë rreth 90 km rrugë për të shkuar në vendin e punës.
Për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, ai u shpreh se gjysma e pagës mesatare të një punonjësi, shkon vetëm për transport.
“Punonjësit bëjnë 90 km për të kapur turnin e parë të shërbimit. Gjysma e pagës që marrin, u shkon vetëm për transport. Këtu është diskrinimi”, tha Macaj.
Mbi 80% e stafit punonjës civil dhe policor nuk përfitojnë transport, sipas Macajt dhe në harkun kohor të 10 viteve, mbi 30 punonjës kanë humbur jetën në aksidente rrugore.
Macaj nënvizoi se ka punonjës të cilët tejkalojnë afatet për të marrë gradën e cila iu mundëson rritjen e pagës, për shkak se kanë lidhje politike.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve