Macron thirrje RMV-së: Keni fuqinë për të ndryshuar rrjedhën e historisë
Presidenti francez Emanuel Macron i ka dërguar një mesazh Maqedonisë së Veriut për ta pranuar propozimin francez.
Macron ka shkruar se RMV-ja është në një moment kyç të historisë së saj kur 17 vite pas statusit kandidat, po hapet mundësia që të fillojnë bisedimet me BE-në.
“Përzgjedhja është e juaja. Ju popull maqedonas, që nga pavarësia keni treguar guxim të madh politik dhe mençuri. Në vitin 2001 keni nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit, simbol i një suksesi në një shoqëri multietnike. 18 vite më pas arritët të gjeni forcë të nënshkruani Marrëveshjen e Presës, dhe u bërë anëtari i 30 i NATO-s. E merituat respektin e tërë Evropës. Dinjiteti i juaj si popull maqedonas asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje. Edhe njëherë ka ardhur koha të bëni zgjidhje ndërsa ne jemi në anën tuaj që t’ju inkurajojmë që të bëni hap të ri”, thuhet në letrën e Macronit.
Ai ka thënë se është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë e çështjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por se dokumenti final ka adresuar çështjet kryesore të të dy palëve.
“Në Bullgari, draft marrëveshja ishte lëndë e debatit intensiv. Por në fund, Kuvendi bullgar diti ta marrë përgjegjësinë me votim të gjerë mbipartiak. Tani ju mbetet juve maqedonasve të deklaroheni. Fuqia për ta ndryshuar rrjedhën e historisë tani është e juaja. Nuk mund të them se kjo marrëveshje është perfekte por do t’ua pastrojë rrugën evropiane. Si çdo marrëveshje edhe kjo bazohet në kompromise dhe balancime. Kjo marrëveshje nuk e vë në pikëpyetje ekzistimin e gjuhës maqedonase që është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, thuhet mesa tjerash në mesazhin e Macronit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit