Macron nis sot vizitën në Serbi: Angazhohem personalisht për zbatimin e Asocacionit

29 Gusht 2024 | 12:30

Presidenti i Francës Emmanuel Macron nis sot vizitën dy ditore në Serbi.

Në një dalje publike presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dha detaje për temat që pritet të diskutohen.

‘Ajo që është e rëndësishme për ne është që të flasim me Macron për çështje shumë të rëndësishme, për investime, inteligjencë artificiale, modernizimin e aeroportit”, u shpreh Vuçiç i cili shtoi se do të diskutohet edhe për bashkëpunimin ushtarako-teknik.

“Ne do të shkojmë në aeroport bashkë, Macron shkon në Francë, unë do të shkoj në Çeki. Do të marr pjesë në një panel të rëndësishëm, do të ketë shumë takime dypalëshe. Unë merrem vetëm me Serbinë, puna ime është të merrem me Serbia dhe populln e Serbisë”,  theksoi presidenti serb.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se i vjen keq për mungesën e entuziazmit në Serbi për pranimin në BE.

Në një letër të botuar të enjten në mediat serbe, Macron tha se pavarësisht afërsisë së Serbisë me BE-në, perspektiva e anëtarësimit të vendit në bllok “nuk tërheq aq shumë sa duhet”.

“Rruga drejt normalizimit ruan thelbin, mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë në përputhje me ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti i tyre”, shkruan mes të tjerash Macron.

Presidenti francez nënvizon se mbetet i angazhuar personalisht për themelimin e Asociacionit.

“Kjo rrugë është e asfaltuar: çdo gjë që ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje. Jam i bindur se ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe, duke pasur parasysh ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ata, ftoj Serbinë dhe ftoj të rinjtë në Serbi të zgjedhin paqen dhe të zgjedhin të ardhmen. Personalisht do të mbetem e angazhuar, pasi jam i sigurt se BE-ja në tërësi do të mbetet në zbatimin e Marrëveshjeve të Ohrit dhe, para së gjithash, në krijimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe”, theksoi Macron.

“Në 2019-tën, kur fola për çështjen e Kosovës, fola për guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë europianë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, donim ta ndihmonim rajonin t’i shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura dhe përshkallëzimin e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë”, thotë presidenti francez.

Presidenti i Francës Macron pritet të zbarkojë në Beograd në orën 18:00 dhe më pas do të pritet me ceremoni zyrtare në pallatin presidencial serb.

Në ditën e dytë të vizitës ai do të ndalet edhe në Novi Sad.

Të dy liderët do të diskutojnë çështje që lidhen me inteligjencën artificiale (AI), pasi Serbia do të marrë presidencën e Partneritetit Global për Inteligjencën Artificiale .Gjithashtu, Macron do ta shfrytëzojë vizitën për të riafirmuar mbështetjen e Francës për rrugën evropiane të Serbisë.

Një tjetër çështje që Macron dhe Vuçiç do të diskutojnë do të jetë edhe Kosova.

Mediat ndërkombëtare po ashtu raportojnë se  dy lideret do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje për shitjen e avionëve luftarakë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026