Madona paditet nga fansat në Nju Jork, shkak vonesa në nisjen e koncerteve

19 Janar 2024 | 15:27

Dy fansa të Madonna-s po e padisin këngëtaren amerikane pasi ajo u vonua me më shumë se dy orë në një shfaqje muajin e kaluar në Nju Jork.

Ata thonë se shfaqja kishte për qëllim të fillonte në orën 20:30 në të tri netët, por në secilin rast nuk filloi deri pas orës 22:30, duke përfunduar rreth orës 01:00.

Ata janë shprehur se “nuk do të kishin paguar për biletat” po ta dinin se do të përfundonte kaq vonë.

Rasti, i sjellë nga Michael Fellows dhe Jonathan Hadden, thotë se “shumë blerës të biletave që ndoqën koncerte në një natë jave duhej të ngriheshin herët për të shkuar në punë dhe/ose të kujdeseshin për përgjegjësitë e tyre familjare të nesërmen”.

Ata po padisin promotorin Live Nation dhe qendrën Barclays për “reklamim të rremë, keqinterpretim të pakujdesshëm dhe praktika të padrejta dhe mashtruese tregtare”.

Fellows dhe Hadden morën pjesë në shfaqje të mërkurën 13 dhjetor 2023, por dokumentet ligjore vënë në dukje se netët e tjera në të njëjtin vend, më 14 dhe 16 dhjetor, gjithashtu thuhet se filluan më shumë se dy orë me vonesë.

“Të pandehurit nuk kanë njoftuar mbajtësit e biletave se koncertet do të fillonin shumë më vonë se koha e fillimit të shtypur në biletë dhe siç ishte shpallur, gjë që rezultoi në pritjen e biletarëve me orë të tëra”, thuhet në dokument.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026