Magjia e fijeve të arta, turistët e huaj mësojnë zanatet tradicionale në Gjirokastër

13 Qershor 2025 | 18:06

Vlerat e artizanatit dhe mjeshtërive tradicionale në Gjirokastër po tërheqin gjithnjë e më shumë interesin e turistëve.

Në këtë sezon vere, qendrat e artizanatit në qytetin e gurtë janë kthyer në atelie trajnimi, ku vizitorët njihen dhe mësojnë zanatet e traditës.

Këto vlera, të transmetuara brez pas brezi, turistët i cilësojnë si tërheqëse dhe mjaft interesante.

“Unë quhem Kelly dhe jam nga Izraeli. Kemi ardhur me një grup miqsh për të vizituar Shqipërinë dhe për t’u njohur më shumë me traditat. Na intereson veçanërisht qëndistaria. Po mësojmë nga artizanet vendase dhe është një eksperiencë e mrekullueshme, sidomos në një vend miqësor dhe me njerëz shumë të dashur,” – thotë një turiste.

“Unë jam Mihaila nga Izraeli. Punoj si artizane në disa profile të këtij zanati. Prej disa vitesh realizojmë ture të ndryshme, ku pjesë është edhe Shqipëria. Por ku më mirë se në Gjirokastër mund të mësojmë teknikat e qëndisjes, sidomos ato me fije ari, të cilat janë pjesë e rëndësishme dhe mjaft e bukur e kostumeve tradicionale të zonave të ndryshme?” – shton një tjetër vizitore.

Tashmë, qendrat e artizanatit janë bërë pjesë e rëndësishme e guidave turistike, duke promovuar për turistët e huaj edhe vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare.

“Paketa jonë është diçka e veçantë. Dëshironim të ofronim diçka ndryshe nga turizmi standard – një turizëm të dedikuar, që sjell edhe gëzim. Deri tani kemi pasur sukses. Kemi paketa për jugun dhe për veriun, të dyja shumë të suksesshme. Jam shumë krenare për punën tonë dhe për vajzat që kanë marrë pjesë – të gjitha shumë të kënaqura me Shqipërinë, mikpritjen shqiptare dhe atë që ne ofrojmë,” – thotë Rozana Gjergji.

Zhvillimi i turizmit po nxit rikthimin e zejtarisë dhe të punimeve karakteristike në Gjirokastër, ndërsa këtë vit janë hapur edhe disa qendra të reja artizanale në zonën historike të qytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026