“Makina e autorëve kishte GPS”, Karamuço sjell detaje të forta nga atentati në Lezhë
Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi në emisionin “Now” në “Euronews Albania” detaje të forta nga atentati ndaj çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci 2 ditë më parë në Balldren të Lezhës.
Karamuço zbuloi se automjeti i përdorur nga autorët, që ishte marrë me qira në Rinas, ishte i pajisur me GPS, gjë që ka ndihmuar policinë në gjurmimin e autorëve dhe më tej në gjetjen e profileve të ADN-së dhe provave të tjera.
“Mund të shtohet numri në hetimet në vijim, njëra prej makinave ishte marrë me qira në Rinas dhe kishte edhe GPS, edhe pse ishin munduar ta çaktivizonin, janë gjetur profilet e ADN-së, pajisje brenda që përbëjnë prova për hetimet. Dy prej tyre kanë qenë shoqërues.
Ai që ka shtënë ka qenë në kërkim për një tentativë tjetër vrasjeje në Shkodër. Ka pasur versione nëse e dinin që e ka pasur gruan në makinë, pasi Audi i viktimës ka qenë me xhama të zinj.
Nga ndjekja në disa prej akseve rrugore në qytet duhet ta kenë ditur, por nuk e kanë shmangur dot, arma ishte shumë e fuqishme. Janë hapur 2 gjaqe, po folëm me këtë neokanunin, do kërkojë hakmarrje edhe familja e gruas. Kjo na e shton numrin e atyre 306 familjeve të ngujuara në Lezhë dhe në risk të lartë për t’u përplasur për vdekje, kjo hap një sagë tjetër ku pritet të ketë sërish përplasje. Autorët e kanë pasur edhe si provokim faktin që autori ekspozohej shumë publikisht”, tha Karamuço.
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë