Makina humb kontrollin dhe përfundon poshtë urës, 2 të plagosur në Maliq

14 Gusht 2025 | 17:58

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur të enjten në afërsi të Fshat Maliqit, në aksin rrugor Maliq – Lozhan.

Policia bëri me dije se shtetasi A. D.,  43 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. D., dhe shtetasja J. D., pasagjere në automjet të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e dy të aksidentuarve nga mjeti, ndërkohë që burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje më të rënduar

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026