Makina përplas këmbësoren në Kukës, 49-vjeçarja dërgohet në spital për ndihmë mjekësore

30 Janar 2026 | 08:50

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin rrugor Shishtavec–Kukës, ku për pasoje ka mbetur e lënduar një këmbësore.

Një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar ka përplasur një 49-vjeçare, e cila u dërgua në spital dhe po merr ndihmën mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Kukësit, rreth orës 06:15, shtetasi G.N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh.N., 49 vjeçe, banore e Kukësit.

“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit,” thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026