Makina përplas për vdekje këmbësorin në Shkodër, identifikohet viktima
26 Tetor 2024 |
20:08
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër, ku një shtetas 21 vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor të moshuar. Aksidenti ndodhi në lagjen Draçin rreth orës 19:35, dhe si rezultat i përplasjes, 70-vjeçari Pal Bicuku humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Pas incidentit, 21-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin P. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. Shtetasi V. D., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme”, thueht në njoftimin e policisë.
Lajme të Sugjeruara
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)