Kosovë| Makina përplaset me kamionin, 3 të plagosur dhe 1 viktimë

20 Maj 2023 | 16:41

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjakovë-Prizren, në Kosovë. Sipas informacioneve nga policia e Kosovës një automjet në të cilin lëviznin 4 persona është përplasur më një kamion në afërsi të fshatit Fshaj. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 71-vjeçare, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur personat e tjerë që ndodheshin në autoveturë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

“Rreth orë 13:15 në fshatin Fshaj në rrugën Gjakovë – Prizren ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture e kamioni, ku janë lënduar katër persona, e një prej tyre ka ndërruar jetë”, është shprehur Elezaj për Klankosova.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026