Vrau kunatën me sëpatë, Gjykata lë në burg 58-vjeçarin

20 Maj 2023 | 13:20

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 58-vjeçari Tefik Tashi, i cili ditë më parë vrau me sëpatë kunatën e tij.

Pas arrestimit, 58-vjeçari ka rrëfyer se e kreu krimin i vetëdijshëm, pasi kunata e tij Alma Qevani e kishte ofenduar.

Alma Qevani, 44 vjeçe, u gjet e mbuluar me gjak në anë të rrugës në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Ajo nuk mundi të mbijetonte plagëve që i shkaktoi 58-vjeçari edhe pse u transportua në spital.

Tashi u ndalua nga policia gjatë kontrollit të territorit në fshatin Bradashesh, ku efektivët konstatuan një person me sëpatë në dorë, dhe me duart e gjakosura.

Pasi u ndalua dhe u shoqërua në komisariat, u zbulua se burri banues në fshatin Shergjan, ishte personi që kishte ekzekutuar motrën e bashkëshortes së tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës, të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Sipas njoftimit zyrtar,...
13:16 | 30/06/2026

Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka dënuar këtë të martë me 14 vite burg shtetasin kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i...
13:06 | 30/06/2026

Qëllohet sërish me vezë makina e një prej deputetëve (VIDEO)

Vijojnë të mbeten të larta tensionet përpara Parlamentit, ku po mbahet seanca plenare e radhës. Ndërkohë që brenda sallës deputetët po vijojnë debatet dhe diskutimet...
12:47 | 30/06/2026