Makinat ‘retro’ italiane, ekspozohen 30 automjete në qytetin e Gjirokastrës
Përgjatë rrugëve të kalldrëmta të Gjirokastrës është ekspozuar një koleksion i veçantë i makinave relike të ardhura nga Italia.
Grupi përbëhej nga 30 makina relike dhe udhëtonte në një itinerar nga Durrësi në Korfuz. Ndalesa e makinave RETRO në zonën historike të Gjirokastrës tërhoqi vëmendjen e turistëve të pranishëm duke qenë një tur interesant për ta.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri për të bërë një tur me makinat relike. Kam përshtypje shumë të mirë nga Shqipëria, na kanë pritur mjaft mirë dhe jam shumë i kënaqur nga udhëtimi këtu ndërsa kam parë ndërtesa shumë interesante”, tha një turist italian.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri,mund të them se do të kthehem sërish pas dy muajsh sepse më pëlqeu shumë. Kjo që kam është një makinë 30 vjeçare, prodhim anglez. 4 mijë kubik, mjaft e mirë dhe e veçantë”, tha një tjetër italian.
“Ky vend është i mrekullueshëm, Gjirokastra është e veçantë, nuk e njihnim më parë, makina që drejtoj ka qenë e babait tim, e vitit 1973, gjithmonë ka qenë pjesë e familjes”, tha një tjetër turist.
Ekspozimi i makinave relike u organizua si bashkëpunim me Shoqatën “Makina Historike dhe Motoçikleta në Ankona”.
Në këto ditë pranvere qyteti i gurtë po vizitohet nga një numër i konsiderueshëm turistësh vendas dhe të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia