Maks Haxhia zbulon gjendjen e Sokol Mëngjesit: Do t’i duhen ditë të dalë nga koma
Dhoma e Avokatisë mbajti këtë të martë një mbledhje në lidhje përshkallëzimin e qëndrimit ndaj dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi.
Në fjalën hapëse të mbledhjes, kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia zbuloi dhe detaje nga gjendja shëndetësore e avokatit Mëngjesi.
Haxhia tha se avokati është transportuar për shërbim më të specializuar në Greqi, ku ka mbërritur aty pasditen e të hënës me parametra të qëndrueshëm jetësor.
Ai shtoi se avokatit Mëngjesi do t’i duhen ditë që të zgjohet nga koma artificiale në të cilën ndodhet.
“Të nderuar kolegë dua t’ju informoj së pari në lidhje me gjendjen shëndetësore të kolegut tonë. Dje është çuar me një avion ambulancë në Greqi në një klinikë të specializuar në Greqi. Me të mbërritur u informova që parametrat shëndetësoire i ka në kuotat e mira shëndetësore. Natyrisht trajtimi do të vazhdojë pasi duhen ditë që ai të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma artificiale, për shkak të dëmtimeve që ka në sistemit nervor dhe kryesisht në endemat, të cilat janë shumë të rrezikshme në jetën e njeriut kur pëson trauma të tilla. Duke i uruar shërim të shpejtë të vijë sa më parë në mesin tonë, të ketë jetën e vetë, por dhe për familjen, për t’u minimizohet stresi i atij dhe i familjes”, tha Haxhia.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike